Xhaka nuk pranon të luajë për Arsenal – komplikohet situata

Share Messenger

Granit Xhaka i ka thënë trajnerit të Arsenal, Unai Emery se nuk mund të luajë kundër Leicester City.Xhaka ishte figura kryesore në mediet britanike gjatë javës së kaluar, pasi pati disa telashe me tifozët, telashe që e përcollën edhe në fushën e blertë.Mesfushori me prejardhje nga Kosova ka humbur edhe shiritin e kapitenit tek ‘Gunners’, dhe së fundmi nuk ka pranuar të luajë kundër Leicester.

“Kam biseduar me të të martën për atë se si ndihet ai tani dhe si po i ecin punët, pasi ai po stërvitet mirë, por më ka thënë se nuk mund të luaj. Ne do të presim” ka thënë Emery për Granitin, transmeton lajmi.net.Xhaka nuk ka luajtur me Arsenal që nga incidenti që ndodhi në ‘Emirates’ kur ai ka fyer tifozët gjatë zëvendësimit të tij.Thuhet se lojtari do të largohet nga Londra gjatë merkatos së janarit.

Share Messenger

Më të lexuarat