Xhaka: Jam i lumtur në Zvicër, me Kosovën s’mund të luaj

Share Messenger

Granit Xhaka ka thënë se është krenar me Përfaqësuesen e Kosovës, por edhe me atë të Shqipërisë.Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, njëherësh edhe lojtar i gjigantit anglez, Arsenal, me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, në një prononcim për EkonomiaOnline ka thënë se është krenar me Përfaqësuesen e Kosovës, por edhe me atë të Shqipërisë.I pyetur nëse një ditë do t’i bashkëngjitet Kosovës, Xhaka ka thënë se për një veprim të tillë tashmë është vonë.Thotë se është i lumtur në Kombëtaren e Zvicrës.“Kosova dhe Shqipëria ka shumë lojtarë të mirë. Të dy ekipet na bëjnë krenar. Nuk është e mundur që të kthehem në Kombëtaren e Kosovës. Ajo kohë tashmë ka shkuar. I përkrahi të dyja por mbetem në Zvicër”, tha ai.Vitin 2019 me Arsenalin, Xhaka po e vlerëson të suksesshëm. Thotë se pas pushimeve do to “përvilet punës”.“Me Arsenalin ka qenë një vit i suksesshëm edhe pse nuk kemi mundur me u kualifikua për Ligën e Kampionëve. Jam i lumtur edhe me kombëtaren e Zvicrës dhe do të vazhdoj pas pushimeve”, përfundoi talenti shqiptar i Zvicrës.

Share Messenger

Më të lexuarat