Xhaka e rrëzon Federerin nga froni, shpallët sportisti me më ndikim në Zvicër

424 Shares Share Messenger

Futbollisti kosovar Granit Xhaka është zgjedhur sportisti me më ndikim në Zvicër, duke lënë prapa presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino dhe tenistin e famshëm Roger Federer.
Kjo është hera e parë që 26-vjeçari i Arsenalit është votuar si personaliteti me më ndikim në Zvicër, epitet të cilin vitin e kaluar e mbante Roger Federer. Karakteri dhe puna e tij në vitin 2018 kanë bërë që Xhaka njerëzit dhe futbolli zviceran të përshkruhet përmes tij, shkruan gazeta e përditshme zvicerane “ Aargauer Zeitung”, përcjell Gazeta Express.

E përditshmja zvicerane shkruan se ndeshja e dytë e Zvicrës ndaj Serbisë në Kupën e Botës verës në Rusi, e ka ndryshuar shumë historinë e sportit zviceran. Së pari, festimi i golit të barazimit nga Xhaka, i cili e bëri shqiponjën dykrerëshe – që është simbol në flamurin kombëtar shqiptar – të cilën pas tij e bënë edhe bashkëlojtarët Xherdan Shaqiri, që shënoi golin e fitores, dhe kapiteni Stephan Lichtsteiner. Por ishte Xhaka ai që e nxiti debatin e gjatë.

Sipas gazetës zvicerane, kuptimi i saktë i festimit me shqiponjë, qoftë politik apo shprehje gëzimi, nuk ka rëndësi. Fakti është se Xhaka ka shkaktuar tërmet në futbollin zviceran.

Po ashtu, gazeta e përmend edhe faktin sesi Xhaka ishte vendimtar në qëndrimin Vladimir Petkovic në stolin e ekipit kombëtar të Zvicrës. Pas Kupës së Botës shpërtheu debati për lojtarët me dyshtetësi në Zvicër. Sekretari i Përgjithshëm Alex Miescher i Federatës së Futbollit të Zvicrës, kishte ngritur pyetje nëse Zvicra duhej të mbështetej në lojtarë me origjinë të huaj. Përgjigja e Xhakës ndaj tij ishte: “Komentet e tij janë të kohës së gurit”.

Kjo bëri që Miescher të japë dorëheqje më vonë.

Pas eliminimit nga Kupa e Botës, shkruan gazeta zvicerane, Xhaka ka mundur lehtë ta nxisë shkarkimin e Petrovicit. Por, ai nuk e la në baltë trajnerin. Ai e bindi tërë ekipin të qëndrojë i bashkuar. Në vjeshtë, Zvicra e turpëroi Islandën 6-0, ndërsa Belgjikën 5-2. Dhe përsëri, Xhaka ishte figura kyçe.

Kjo tregon se Xhaka është bërë zë dominues në futbollin zviceran. Ai nuk e drejton Zvicrën thjesht vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.

Xhaka është vetëm 26 vjeç, por tashmë i ka bërë 72 paraqitje për Zvicrën. Duket e mundshme se kosovaru do të bëhet futbollisti me më së shumti paraqitje në fanellën helvetike. Sic po ecin gjërat, Xhaka do të emerohet edhe kapiten i ekipit kombëtar, pasi Lichtsteiner është në përendim të karrierës.

Fuqia e Granit Xhakës në sportin zviceran është e padiskutueshme. Mbase, ai ia dha edhe një mësim botës. Që prej festimit me shqiponjë kundër Serbisë në Kupën e Botës – gjest për të cilin u gjobit me 10 mijë franga – tash zor se dikush do të dyshojë se sporti nuk asgjë të bëjë me politikën./FishMedia/

Share Messenger

Më të lexuarat