Xavi refuzon Barcelonën

Share Messenger

Ish kapiteni i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka hedhur poshtë një rikthim të tij në ‘Camp Nou’, tani për tani.

Ky është sezoni i fundit për mesfushorin legjendar, dhe ai po synon që karrierën e tij ta vazhdoj si trajner futbolli.

‘AS’ bën të ditur se Xavi nuk është duke menduar të rikthehet menjëherë tek Barca, pasi sipas tij është shumë herët.

“Nuk është koha që të kthehem tek Barca. Barca është një gjë e madhe. Unë duhet ta bëjë këtë hap pas hapi. Sigurisht se dua të kthehem, por duhet fillimisht të sigurohem se jam i gatshëm” ka thënë Xavi.

“Tani nuk është koha e duhur” ka potencuar mesfushori që dikur luante edhe me kombëtaren e Spanjës.

Ernesto Valverde është në ‘listën e zezë’ të medieve, dhe kësisoj po flitet çdo ditë për trajnerin mundshëm që do ta zëvendësonte atë në stolin e Barcës. Tani për tani, Xavi ka hedhur poshtë mundësinë që ai ta bëjë këtë.

Share Messenger

Më të lexuarat