Will Smith-Era Istrefi ndodh e papritura!

19 Shares Share Messenger

Will Smith e ka bërë konfirmimin final për bashkëpunimin me këngëtaren nga Kosova Era Istrefi dhe atë amerikan Nicky Jam.

Ylli hollivudian ka publikuar një foto ku ka bërë tag Erën në postimin e tij me DJ Diplo, i cili do të punojë këngën dhe ka zbuluar gjithashtu titullin e këngës së Botërorit Rusia 2018.

Kënga do të titullohet “One life to live” dhe pritet të publikohet më 25 maj. Himni zyrtar performohet në finalen e Botërorit, i cili do të shikohet nga rreth 2 miliardë njerëz.

Kjo është hera e parë që një këngëtare shqiptare arrin maja të tilla të larta suksesi. Hiti i saj tashmë do të dëgjohet në mbarë botën.

Pitbull dhe Jennifer Lopez kanë performuar “We Are One”në ceremoninë e hapjes në vitin 2014, ndërsa Waka Waka nga Shakira e mbylli garën e vitit 2010.

Share Messenger

Më të lexuarat