Wilder i kundëpërgjigjet Joshuas

Share Messenger

Pasi ka mësuar ofertën që i ka bërë rivali britanik Anthony Joshua, boksieri amerikan ka vendosur që të bëjë një kundër-ofertë, ku do të ngrejë pretendimet e tij financiare krahasuar me atë që pretendon britaniku.Joshua, pak ditë më parë, deklaroi se do t’i ofronte 13,5 milionë dollarë Wilder për një duel mes tyre në Londër, që do të unifikonte titujt kampionë bote në peshat e rënda. Por amerikani e konsideron këtë shifër shumë të ulët, madje tallëse dhe ka deklaruar se do të kërkojë 40% të fitimit.Joshua mban titujt kampionë botë në peshat e rënda në kategoritë IBF, WBA dhe WBO, ndërsa Wilder mban titullin e kategorisë WBC.

“Nëse Joshua pretendon të fitojë 100 milionë dollarë nga ky duel, nuk mund të më ofrojë mua 12,5% të fitimit. Unë jam gati të dueloj në vendlindjen e tij dhe përqindja ime shklon afër 40% të fitimit”, u shpreh boksieri amerikan Deontay Wilder, që pritet të bëjë zyrtare ofertën e tij brenda ditës së diel, shkruan telesport.“Nëse Joshua do që ky duel të ndodhë, atëherë le të pranojë ofertën time. Le të bisedojmë për të rënë dakord për këtë sfidë, pasi në fund do të ikemi një kampion të pabiskutueshëm të peshave të rënda”, tha Wilder, që pret që palët së shpejti të ulen në bisedime dhe të diskutojnë për këtë përballje të madhe.

Share Messenger