Wenger e pushon Granit Xhakën

0 Shares Share Messenger

Arsene Wenger duket se e ka në plan që ta injoroi sivjet garën e Europa Leagues. Trajneri francez pritet të filloi me formacionin e dytë përballjen ndaj Koln. Wenger i ka pushuar në stërvitje shtatë yje të skuadrës.

Në mesin e tyre është edhe Granit Xhaka që sipas të gjitha gjasave nuk do të luaj fare ndaj Koln.

Danny Welbeck, Laurent Koscielny, Mesut Ozil, Aaron Ramsey, Alexandre Lacazette, Petr Cech dhe Granit Xhaka janë yjet që francezi nuk i ka stërvitur fare për ndeshjen e Europa League.

Vëmendja e Wenger është tek ndeshja e fundjavës që Arsenal e zhvillon ndaj Chelseat.

Share Messenger