Vuçiç në spital, Cedomir Jovanoviç: ja pse e dua “të gjallë”

Share Messenger

Presidenti i Partisë Liberale Demokratike në Serbi, Cedomir Jovanoviç i dërgoi një mesazh Aleksandar Vuçiç, pas shtrimit të këtij të fundit në spital për shkak të disa problemeve kardiovaskulare.

Duke publikuar dhe një foto kur ishin më të rinj, Jovanoviç, rebelimi politikës së Beogradit që nuk ndjek linjën e tij edhe në çështjen e Kosovës, thotë se prej 25 vitesh ka zgjedhur ta ketë një kundërshtar serioz. E nën këtë frymë, ai dëshiron shëndetin e Vuçiçit, pasi thotë se ka për synim ta sfidojë politikisht.

“Unë dua që ai të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që ta mund”, shkroi Jovanoviç në Tëitter.

Pasi u shtrua në spital dje, 15 nëntor, vetë Vuçiç postoi përmes Instagramit.

“Faleminderit mjekëve dhe stafit në MMA. Faleminderit të gjithë atyre që u kujdesën. Do të jem në punë me kohë të plotë duke filluar nga e hëna”, tha ai.

Share Messenger

Më të lexuarat