Vucic del i buzëqeshur pas takimit me sekretarin amerikan: Taksa do të hiqet

Share Messenger

Ka përfunduar takimi në mes të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe Presidentit Serb, Aleksander Vucic, ku tema kryesor ishte çështja e Kosovës. Vucic ka shkruar së ka marr mbështetje nga Amerika sa i përket heqjes së taksës ndaj produkteve serbe, dhe se Sekretarit Amerikan i Shtetit ishte mjaft i interesuar që të dëgjonte qëndrimin Serb karshi Kosovës.

Para pak çastesh ka përfunduar darka me tema të nxehta mes Mike Pompeo dhe Presidentit Serb, Aleksander Vucic, ku është folur për Kosovën dhe ngecjen e dialogut për shkak të taksës që Kosova ka vendosur ndaj mallrave serbe.

Ndërsa Aleksander Vucic ka shkruar së ka marr mbështetje nga Amerika sa i përket heqjes së taksës ndaj produkteve serbe, dhe se Sekretarit Amerikan i Shtetit ishte mjaft i interesuar që të dëgjonte qëndrimin Serb karshi Kosovës.

Gjithashtu, ai ka thënë se ka kërkuar nga SHBA’të që të përpiqen dhe të bëjnë më shumë presion mbi Kosovën për heqjen e taksës.

‘Nuk ka dyshim në mbështetjen e Amerikës, sepse ata, ashtu si ne, mendojnë se është e rëndësishme të vazhdojmë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës’, ka përfunduar Vucic.

Sekretarit Amerikan i Shtetit, Pompeo në Twitter, ka shkruar se ishte një darkë produktive, dhe se normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën do të forcojë stabilitetin dhe do të jetë prosperitet për Serbinë, gjithashtu ka është folur edhe për pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Share Messenger

Më të lexuarat