Vrasje sërish në Gjakovë, burri vret gruan

21 Shares Share Messenger

Një grua është vrarë me armë zjarri nga burri i saj në Gjakovë. Policia thotë se nuk është konstatuar nëse është vrasje e qëllimshme apo aksidentale.

Rasti ka ndodhur pesë minuta pas mesnatës së sotme. Ngjarjen e ka konfirmuar për Gazetën Express Policia e Kosovës.

Në konfirmimin e PK-së, zëdhënësja e Policisë rajonale thotë se ende nuk dihet nëse vrasja ka qenë e qëllimshme apo aksidentale. Për rastin Policia është njoftuar nga Emergjenca e qytetit.

Sipas saj, viktima ka arritur në spitalin e Gjakovës pa shenja jete.

“Pesë minuta pas mesnatës e kemi marrë një thirrje prej emergjencës. Mjekët kanë konstatuar se viktima ka arritur në spital pa shenja jete”, tha Lirije Podrimja.

Share Messenger

Më të lexuarat