Vjen reagimi ndaj Surroit: Halil Kastrati ka të drejtë të shkoi me kamera, ta bëjë publik aktivitetin

542 Shares Share Messenger

Publicisti Ilir Mirena ka reaguar pas kritikave të shumta që mori hoxha nga Prizreni, Halil Kastrati se aktivitetet e tij humanitare po i bën çdoherë përmes kamerave dhe mediave të ndryshme, shkruan Periskopi.

Mirena pyet se nëse puna e Kastratit apo dikujt tjetër sikur ai, nuk do të ishte bërë publike, atëherë si do të mblidheshin fondet për familjet në nevojë.

Sipas Mirenës, më e rëndësishmja është që të përfitojnë nevojtarët.

Halil Kastrati mbrëmë në një emision televiziv tregoi se në ditën e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, do të dhurohen 17 shtëpi për bamirësi.

Ja postimi i plotë i Ilir Mirenës në Facebook:

Nuk e kam fort te qart se a eshte etike qe bamiresite te behen publike, qofte edhe nen percjelljen e kamerave, apo te mbesin te panjohura per publikun.

Tash religjionet dhe nje far etike e pashkrume udhezojne qe lemosha a bamiresia nuk do duhej te behen publike. Por, ta zeme nese Halil Kastrati dhe te tjeret nuk do t’i kishin ba publike punet e tyre humanitare si do te arrinin te mbledhnin fonde dhe po ashtu te ndikojn ne njefar ndergjegjesimi edhe tek tjeret per akte te ngjashme bamiresie nese nuk do te dinim per punen e tyre?

Jam kunder spektalizimit a shoëbizimit te tyre, sepse me bamiresi a lemosha nuk zgjidhen telashet sociale te qytetareve, por nuk do duhej qe ato te mbesin te panjohura per publikun.

Sepse, me rendesi eshte te perfitojn ata qe kane nevoje. E te tille ka shume, dhe do te kete.

Share Messenger

Më të lexuarat