Vjen një rekord i madh nga Messi – këtë nuk e ka asnjë lojtar!

116 Shares Share Messenger

Fituesi i shumë topave të Artë, Lionel Messi ka arritur të thyejë shumë rekorde gjatë kohës së tij me klubin katalonas. Mirëpo, ndër statistikat më interesante të argjentinasi është fakti se ai është përfshirë në plot 801 gola, në vetëm 660 ndeshje të zhvilluara.

Duke i lënë jashtë ndeshjet miqësore, kapiteni i Barcelonës i ka bërë 660 paraqitje për ekipin e parë të “Blaugranave”. Gjatë këtyre ndeshjeve, ai i ka shënuar 576 gola dhe i ka bërë 225 asiste.

Përkundër që Messi kritikohet mjaft shpesh për paraqitjet e tij me Kombëtaren e Argjentinës, statistikat e tij janë mjaft mbresëlënëse edhe për ekipin kombëtar. Ai i ka shënuar 56 gola dhe i ka bërë 40 asiste në 128 paraqitje.

Këto statistika të Messit e lënë prapa yllin portugez të Juventusit, Cristiano Ronaldon, i cili i ka shënuar 589 gola dhe i ka asistuar 187 gola të tjera gjatë 787 paraqitjeve për klubet e tij, duke i përjashtuar ndeshjet miqësore.

Messi, përmes golit të shënuar në ndeshjen kundër Eibarit, u bë lojtari i parë në histori të La Ligës që arrin t’i shënojë 400 gola gjatë karrierës së tij. Argjentinasi e kishte thyer rekordin për më së shumti gola në këtë ligë para disa kohëve.

Share Messenger

Më të lexuarat