Vjen lajmi i madh për kosovarët që marrin pensionet e Zvicrës

0 Shares Share Messenger

“Age et Migration” në kuadër të EPER-it, ju fton përzemërsisht të merrni pjesë në seancën e ardhshme informative të dedikuar komunitetit shqiptar: E premte më 29 shtator në ora 18.00 Në Qendrën Shqiptare për integrim, kulturë e religjion Chemin du Couchant 4, 1022 Chavannes-près-Renens.

Kosovarët mund t’i gëzojnë përsëri pensionet e tyre të pleqërisë dhe të invaliditetit në vendin e tyre.

Pas një periudhe prej shtatë vitesh, Kosova dhe Zvicra arritën që më 1 qershor të nënshkruajnë një marrëveshje-kornizë mbi sigurimet shoqërore. Për të diskutuar lidhur me këtë marrëveshje dhe për procedurat e mëtutjeshme deri në hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje, janë të ftuar: Zonja Nazane Breca, ambasadore e Republikës së Kosovës në Zvicër; Zotëri Salih Sefa, konsull i Republikës së Kosovës në Zvicër dhe Zotëri Bashkim Iseni, drejtor i platformës Albinfo.ch.

Seanca do të jetë në gjuhën shqipe dhe do të përfundojë me një koktej rasti.

Për informata më të hollësishme mund ta kontaktoni Luljeta Hajzeraj, bashkëpunëtore e projektit” Age et Migration” në mail [email protected] ose në numrin e telefonit : +41 77 498 35 70.

Share Messenger