‘Vizat e Arta’: 12 shtetet në Europë ku mund të blini nënshtetësinë

20 Shares Share Messenger

Ato janë quajtur ‘Viza e Artë’ dhe janë dera kryesore, për të hyrë në Bashkimin Evropian: ato janë pasaportat për shitje, të vëna në dispozicion nga 12 vende të BE-së në këmbim të një investimi të konsiderueshëm.
Një praktikë që, përveç paraqitjes së një çështjeje morale, gjithashtu përbën një problem të ligjshmërisë, pasi programi i Vizave të Arta ofron një shteg të lehtë dhe një imunitet substancial gjithashtu për subjektet me portofole të fryra, por me një dosje penale që nuk është gjithmonë e qartë ose së paku jo gjithmonë e kontrolluar rregullisht.

Një dokumentim serioz mbi këtë çështje, janë hetimet nga Projekti i Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (Occrp) në bazë të të cilit Transparency International po përpiqet të ushtrojë presion mbi vendet e BE-së për të pezulluar praktikën apo për të intensifikuar kontrollet.

Vendet në botë që zbatojnë këtë sistem janë 20 (duke përfshirë SHBA) dhe 12 prej të cilave janë evropiane: Austria, Belgjika, Bullgaria, Qipro, Greqia, Letonia, Lituania, Malta, Monako, Portugalia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Një numër që mund të rritet me fillimin e programeve nga Mali i Zi dhe Armenia dhe (siç thuhet) në të ardhmen edhe nga Italia. Që Italia do të hyjë në lojë, tani për tani nuk ka dëshmi konkrete, përveç faktit se në dhjetorin e kaluar u prezantua “Investor Visa for Italy”, një program që lejon qytetarët e vendeve jo-evropianë që të aplikojnë për vizë, por jo shtetësi, as pasaportë për një investim të konsiderueshëm.

Në vende të ndryshme të botës ku praktika është duke u zhvilluar, kërkesat për pasjen me pasaporta të BE-së ndryshojnë nga vendi në vend, por në thelb janë të ngjashme: një investim i konsiderueshëm. Ajo çfarë ndryshon, thotë jo pa përbuzje, raporti Transparency International është “çmimi i kartës”; në Austri, ku nuk ekziston një program real i Vizave të Arta, shtetësia akoma u jepet atyre që “kanë meritë të jashtëzakonshme” ndaj Republikës, ose investojnë një minimum prej 10 milionë euro; në Mbretërinë e Bashkuar ose në Qipro, 2 milionë janë të mjaftueshëm (mes qipriotëve tashmë është edhe Oleg Deripaska, miliarderi rus me lidhje të ngushta me presidentin Vladimir Putin); Malta kërkon 1.2 milionë, ndërsa Portugalia i pajis me shtetësi ata që investojnë një milion, ose 500 mijë në pasuri të paluajtshme ose ata të cilët fillojnë një aktivitet që i jep punë të paktën 10 personave.

Më të lira janë Greqia dhe Letonia, duke kërkuar vetëm 275 mijë euro dhe një vendbanim të përhershëm, gjë e cila i ka kthyer në shtëpi të dytë shumë pasanik por jo persona ekstremisht të pasur, në një masë aq të madhe sa Letonia, e cila fillimisht kërkoi vetëm një investim prej 70 mijë euro, duhej të rriste çmimin.

Deri më sot, bazuar në anketat e agjencive të specializuara në kërkesën dhe në marrjen e një pasaporte të dytë, tregu kryesor i blerësve të shtetësisë është ai kinez, pasi mbi 100,000 kinezë kanë shpenzuar 24 miliardë dollarë në dekadën e fundit për të blerë një lejë qëndrimi nëpërmjet programeve të investimeve, të ndjekur nga qytetarët rusë.

Hyrja e Malit të Zi midis vendeve që ofrojnë një program shtetësie mund të japë oksigjen për arkat e dhunuara të vendit (që ka vetëm 600 mijë banorë) dhe për të zgjeruar, nëse është e mundur, edhe më shumë mundësinë për ata që dëshirojnë të bëhen shtetas europian, duke pasur parasysh se Podgorica ndoshta do të hyjë në Bashkimin Europian në 2025, së bashku me Serbinë.

Share Messenger

Më të lexuarat