I “vidhet” telefoni, statusi në “Facebook” i futbollistit kosovar bën bujë

Share Messenger

Rrjetet sociale tashmë kanë pushtuar gjithë botën dhe ato shpesh dinë të sjellin gjëra të paparashikuara. Një ngjarje sa komike aq edhe interesante i ka ndodhur futbollistit të mirënjohur Qëndrim Sejdiut.

Ai derisa ishte në shoqëri të disa shokëve në një moment i është “vjedhur” telefoni ku edhe i kanë vendosur në status një informatë që ka bërë buj më pas në rrjetet sociale. “Nga sot jam pjesë e FC Prishtinës, me respekt cpirra”, shkruan në statusin e vendosur në faqen zyrtare të Qëndrim Sejdiut i njohur me nofkën “cpirra”.

“Jo nuk ka asgjë të vërtetë, disa shok ma kanë marr telefonin derisa e kisha në tavolinë dhe e kanë vendosur atë status”, ka thënë për Zëri.info, Qëndrim Sejdiu.

Ndryshe Sejdiu është pa kontratë dhe në ditët në vazhdim pritet të bëhet me skuadër të re.

Share Messenger

Më të lexuarat