Video që po çmend të gjithë: Si u zhduk Shaqiri nga përqafimi i Klop si me magji

108 Shares Share Messenger

Jurgen Klopp njihet për përqafimet e tij pas ndeshjes me lojtarët, pavarësisht se fiton apo humb, gjermani është gjithmonë në përkrahje të lojtarëve të tij.Kështu ndodhi edhe pas eliminimit nga FA Cup pasi Reds humbën me rezultat 2-1 nga Wolverhampton Wanderers.Ndeshja vazhdon të komentohet për episodet e saj, por më i komentuari është momenti kur Klopp përqafon Xherdan Shaqirin dhe për një moment shqiptari zhduket si me magji.

Ka mjaftuar kjo që tifozët të mbushin rrjetet sociale duke pyetur për ekzistencën e yllit shqiptar, normalisht në formë shakaje pasi ‘zhdukja’ e tij erdhi nga momenti dhe këndi i kamerës. Por, e gjitha kjo është bërë edhe lajm në mediat e mëdha botërore.Shaqiri luajti gjatë gjithë ndeshjes ndaj Wolves, por nuk arrit të shënojë apo asistojë. Përkundër kësaj shqiptari është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së Kloppit këtë sezon.

 

—-

Share Messenger

Më të lexuarat