Vetura godet një nënë me dy vajza dhe ikën nga vendi i ngjarjes në Prishtinë (Foto)

Share Messenger

Rreth orëve të pasdites së sotme apo saktësisht në ora 17:50 një aksident trafiku ka ndodhur në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në komunën e Prishtinës.

Sipas një lexuesi të Indeksonline një dërguar pamje duke theksuar se vetura në fjalë ka goditur një nënë dhe dy vajzat e saj e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu është bërë e ditur se të lënduarat tashmë janë dërguar për në spital, shkruan Indeksonline.

Duhet përkujtuar që përgjatë muajve të fundit numri i aksidenteve ka qenë tejet i shtuar dhe vetëm gjatë ditës së djeshme ishin afro 70 aksidente.

Share Messenger

Më të lexuarat