Vetëm Thaçi e Pacolli mund të nisen drejt Trump në SHBA

83 Shares Share Messenger

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë filluar sanksionet fillestare ndaj zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, pasi këta të fundit nuk po e respektojnë vendimet dhe kërkesat që SHBA i ka kërkuar Kosovës për pezullimin e taksës 100% ndaj Serbisë.

Mirëpo burimet e Gazeta Metro brenda Ministris së Punëve të Jashtme (MPJ), kanë treguar se vetëm dy persona janë jashtë listës së zezë së SHBA’së , ata janë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Presidenti Thaçi dhe ministri i Jashtëm Pacolli do të jenë të vetmit persona që do të marrin pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washington DC.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet presidenti Thaçi para disa ditëve, ku ka treguar se ka pranuar ftesë nga Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Metro ka mësuar se prej liderëve kryesor Thaçi e Pacolli janë të vetmit që mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ndërkaq në Lutjet e Mëngjesit mund të marrin pjesë edhe nga partia opozitare LDK.

Metro ka edhe emrat e anëtarëve të LDK’së që nuk janë futur në sanksionet e SHBA’së, në artikujt në vazhdim do të publikohen emrat e tyre.

Share Messenger

Më të lexuarat