Veseli thotë se Kosova ka me qenë Zvicra e ballkanit

Share Messenger

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, në intervistën në Klan Kosova assesi nuk heq dorë nga plani i tij anti korrupsion.

Madje, Veseli ka theksuar se në këtë beteje ai nuk është i vetëm.

“Nuk kam asgjë kundër askujt. Do të jem kundër çdo kujt që bie ndesh me ligjin. Nuk do të behët asnjë veprim që nuk është i pakoordinuar me SHBA-në dhe BE-në. Këto i kanë kërkuar ata”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se plani i tij ka një periudhë të caktuar kohore, brenda të cilës do të ngritën mekanizma të reja për luftimin e efektshëm të korrupsionit.

Ndër të tjera, kreu i PDK-së ka thënë se Kosova do të jetë Zvicra e Ballkanit.

Share Messenger

Më të lexuarat