Veseli: Nëse na besoni, pas 10 vitesh Kosova nuk do ketë asnjë të papunë

Share Messenger

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalimin e mbajtur në qytetin e Skenderajt, ka folur për “Dekadën e Re”, që është nisur nga ana e partisë të cilën e drejton.

Ai u shpreh se Kosova tashmë i numëron shumë të arritura për vetëm 10 vjet, që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

Veseli tha se nëse qytetarët i ndihmojnë PDK-në që të ketë pushtetin, pas 10 vitesh asnjë person nuk do të mbetet i papunë në Kosovë, teksa tha se vendi ynë do të jetë më i zhvilluar se të gjitha vendet e rajonit dhe do të krahasohet me vendet e Bashkimit Evropian.

“Që 10 vjet e kemi shtetin. Shikone si ka arritur Kosova për këto 10 vjet. Unë po ju garantoj që nëse e marrim besimin e juaj, pas 10 vitesh jo vetëm që nuk do të mbetet asnjë person i papunë në Kosovë, por që vendi ynë do jetë më i zhvilluar se të gjitha vendet e rajonit dhe do të krahasohet me vendet e BE-së”, ka thënë ndër të tjera Kadri Veseli.

Share Messenger

Më të lexuarat