Veseli: Më lanë në lloç kur Amerika e kërkoi suspendimin e taksës

Share Messenger

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për historikun e çështjes se taksës 100% ndaj produkteve serbe.Veseli në Zonën Zgjedhore në Klan Kosova tha se partnerët e tij e lanë ”në lloç’‘, kur SHBA-të e kërkuan suspendimin e taksës për 120 ditë.”Ku të janë SHBA dhe BE do të jem unë si kryeministër. Si frikohem asnjë ballafaqimi me Serbinë”.”Qëndrimi ynë për taksën. Kam bërë një mund shumë të madh. Nuk kanë qenë mirënjohës. Me SHBA-të e kam ofruar opsionin”.

”Historia e taksës e dini si ka vepru. Kanë kërkuar amerikanët 120 ditë suspendim. Suspedimin e kam vendosur në të shkruar me amerikanët. Jam gëzuar kur e kanë pranuar partnerët amerikanë. Kam mbetur në lloç. Ani mirë, mendon që më ka skuq mua, e ka dëmtuar Kosovën e ka dëmtuar veten”.”120 ditë kanë kërkuar amerikanët suspendim pastaj kalim në reciprocitet kam kërkuar unë ma kanë pranuar. Kam qenë njeriu më i lumtur. Qoftë në mallra qoftë në struktura paralele e meriton 1000% taksë, por këtu ka lidership shtetëror unë jam me SHBA-të sepse Kosova ka nevojë për partnerë të tillë”.

Share Messenger

Më të lexuarat