Veseli: Keni më shumë shpresë e besim në shtet, investimet po rriten

Share Messenger

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka dërguar mesazh qytetarëve se duhet të kenë më shumë shpresë e besim në shtet, investimet sipas tij do të rriten në çdo sektor.

Veseli tha se Kardiologjia Invazive është e pajisur me aparaturë moderne dhe e rinovuar tërësisht e gatshme për t’iu përgjigjur të gjitha shqetësimeve të qytetarët që kanë probleme me zemër.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të kenë më shumë shpresë dhe besim në institucione, ngase sipas tij, ata do të trajtohet të barabartë në çdo sektorë.

“E përgëzoj drejtorin dhe ministrin kjo tregon kur bëhemi bashkë profesionalizim dhe vullneti politik bëhet gjithçka..Kjo tregon se kur bëhen bashkë peofesionalimi dhe vullneti politik mund të arrihet çdo gjë, është mesazh për qytetarët se në këto ambiente trajtohen të gjithë barabartë shërbimi është cilësore…punëtorët janë shumë profesional dhe do ecim përpara të jemi edhe më afër qytetarëve tanë dhe të kemi mundësi të barabarta..Zotohemi se investimet në sektorin e shëndetësisë kanë me u rrit qytetarët do ta ndiejnë vetën të barabartë ndoshta edhe më mirë se në shërbimet regjionale shëndetësore…Më shumë shpresë ma shumë besim në shtet nuk ka alternativë tjetër”, ka thënë Veseli për Ekonomia Online.

Pas nisjes së shërbimit 24 orësh në Kardiologji Invazive është hequr lista e pritjes për stentim e cila vetëm gjatë vitit 2018 u ka shpëtuar qytetarëve rreth 12 milionë euro.

Share Messenger

Më të lexuarat