Vendos Kurti: Të hënën viziton varrin e presidentit Ibrahim Rugova

Share Messenger

Kryministri i Kosovës Albin Kurti, kurrë nuk ka vizituar varrin e Presidentin Ibrahim Rugova, gjë për të cilën shpeshherë është kritikuar, por qëndrimi i tij dukej i palëkundër deri tani që erdhi në pushtet. Nga kabineti i tij kanë informuar se të hënën me 17 shkurt Albin Kurti do ta vizitojë varrin e Rugovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka prezantuar aktivitetet për shënimin e Përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Manifestimi i ditës së Pavarësisë do fillojë në ora 8 dhe do jenë krerët e shtetit për ta ngritur flamurin e Kosovës, dhe do vazhdojmë në Prekaz, do të vendosim kurora lule te varri i Ibrahim Rugova dhe Adem Demaçi”, tha Abazi.
Kujtojmë, që Kurti para se të bëhej kryeministër kishte thënë se nuk e sheh të sinqertë as shkuarjen e disa të tjerëve te varri i Presidentin Rugova.

“Nuk mendoj se besimi nuk duhet të jetë për atë gjest [shkuarjen te varr]. Nëse e shihni se kush sot po shkon te varri i Ibrahim Rugovës, atëherë shihet se sa vlerë ka ajo”, ka thënë lideri i VV-së.

“Kur është njeriu aktual ne kemi kritika të mëdha. Sot kur nuk është në mes nesh, nuk mund ta kem qëndrimin e njëjtë si në vitin ’97, por s’mund të kalojë nga një ekstrem deri në një tjetër”, është shprehur Kurti, i pyetur se cili është qëndrimi i tij për Rugovën.

Share Messenger

Më të lexuarat