Vende ku duhet të bëni seks të paktën një herë në jetë

0 Shares Share Messenger

Të ndryshosh vend të ndihmon të dalësh nga rregullat: ja dhjetë vende të pazakonta ku duhet të bëni seks dhe të rizbuloni dëshirat

Jeta në çift konsolidon ndjenjat, por mbyt fantazinë. Ja përse të ndryshosh vend të ndihmon të dalësh nga rregullat e zakonshme dhe të ndizni pasionin.

Në qoftë se doni të provoni diçka të re, ja dhjetë vende ‘hot’ ku mund të bëni dashuri dhe të rizbuloni dëshirën, transmeton Gazeta Shqip.

Të eksperimentosh: Disa fjalë kyçe për të humbur lirinë dhe për t’i dhënë gjallëri jetës në çift. Le ta harrojmë shtratin dhe përkëdheljet dhe të provojmë të jetojmë me fantazi. Mos e thoni, por vendet që frekuentojmë zakonisht, mund të transformohen në një fole dashurie të pazakonshme dhe joshëse.

Çështje të perspektivës: Një vend i pazakontë, në vetmi të plotë dhe në kontakt me natyrën. Asgjë më e mirë për t’u ndjerë të lirë dhe totalisht të dedikuar ndaj njëri-tjetrit, pa asnjë kufizim dhe kushtëzim. Një tendë dhe një peizazh befasues, çfarë dëshironi më shumë?

Në ujë të klorinuar: Pishina e hapur, nxit fantazinë erotike dhe favorizon takimet e reja, sepse në ujë ndihemi më të lirë, të çliruar dhe të relaksuar. Dhe pastaj nën ujë, mund të provojmë privatësinë e duhur, për të shijuar disa intimitete më shumë!
Një klasik i madh: Makina, kush nga ne nuk ka bërë të paktën një herë dashuri në makinë, në moshë të re? Të bësh dashuri në makinë është një amarcord që na kujton kohën e adoleshencës dhe i jep një goditje rutinës.

Të relaksoheni në gjelbërim: Mos vraponi të shkoni larg: në fund të fundit mjafton një shëtitje jashtë shtëpisë për të gjetur një pastrim mes pemëve dhe hapësirave natyrore të mbushur me qetësi. Parqet, ose më mirë akoma pyjet, janë vendet ku mund të gjeni kënaqësinë e intimitetit në kontakt me natyrën.

Mes valëve: Të zhytesh në ujin e kripur të detit dhe të notosh deri në një shkëmb larg, ku lini të shkojë emocioni i pasionit me butësi dhe sensin e ndalimit.

Mbi rërë: Le ta pranojmë: sidomos për ne femrat të bësh dashuri në plazh përbën një nga ëndrrat më romantike të lidhura me një histori dashurie. Nuk është një rastësi të jetë vendi i preferuar edhe i atyre që janë single: të flirtosh në plazh është më e lehtë, sepse afërsia fizike dhe nuditeti, bëjnë që të jemi më të lirë dhe ndezin pasionin.
Një pauzë e vogël: edhe banja gjithashtu e jep veten mirë, me një shkallë të lartë të shkeljes, sidomos në qoftë se është një pushim i shkurtër gjatë një darke në shtëpinë e miqve ose të afërmve. Perfekt për një pushim të shkurtër për të dy, i ndihmon të zbulojnë shijen e ndaluar.

Kuzhinë: Je duke gatuar? Bëj pushim dhe përfshi edhe të dashurin tënd në një takim hot, të arratisesh mes enëve dhe kavanozëve, të bësh dashuri në kuzhinë do të jetë elektrizuese.

Ambiente intime – Në vaskën e banjës së shtëpisë, të bësh dashuri në ujë është tërheqëse, erotike dhe e aftë të japë emocione të thella në një relaks absolut.
Në shtëpi, por..: Në një lavatriçe, mund të provojmë edhe ne të kemi një moment me erotizëm të lartë. Falë vibracioneve, të bësh seks në lavatriçe do t’iu dhurojë pak piper në rutinën e zakonshme.

Share Messenger