Vëllai i Enver Sekiraqës dyshohet se plagosi dje dy persona në Prishtinë

Share Messenger

Dy persona janë plagosur dje të shkolla e mesme ‘Sami Frashri’ në Prishtinë.

ORAinfo nga burimet e saj mëson se plagosjen e këtyre dy personave e kanë bërë vëllai i Enver Sekiraqës i ndihmuar edhe nga shoku i tij, Fatlum Abazi.

Sulmuesit janë arrestuar sot nga policia pasi dyshohen se kanë plagosur dy persona, Zenel Jasharin dhe një person tjetër.

ORAinfo mëson se në arrati është edhe nipi i Enver Sekiraqes Jan Abazi. Të gjithë këta janë te njohur për policinë pasi kanë të kaluar kriminale.

Kujtojmë që Evner Sekiraqa është në burg për shkak të dyshimit se ka nxitur vrasjen e policit Trium Riza në vitin 2007.

Share Messenger