Veliu mbështet fuqishëm Vjosa Osmanin: Vendim historik, jemi mobilizuar për fitore

Share Messenger

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron sot në qytetin e Podujevës.Nga atje Osmani ka marrë mbështetjen e fuqishme të nënkryetarit të partisë, i cili njëherit është edhe kryetar i Podujevës, Agim Veliut.‘Përfaqësues të strukturave, më lejoni që në emrin tim dhe tuajin, t’i urojë mirëseardhje, kandidates tonë për kryeministre, zonjës Vjosa Osmani”, ka thënë Veliu në hyrje të fjalës së tij.

Veliu ka thënë se në betejat politike, Lidhja Demokratike e Kosovës gjithmonë në Llap ka dalë fitimtare.Tutje Veliu ka thënë se Llapi gjithmonë ka ndjekur rrugën e presidentit historik të LDK-së, Ibrahim Rugovës, deklaratë kjo që është përcjellë me ovacione nga të pranishmit.Ai ka thënë se Dega e LDK-së në këtë qytet është mobilizuar që të rrisë votën për kandidaten e LDK’së për kryeministre, duke e quajtur kështu nominimin e Osmanit si një momentum historik për LDK-në dhe Kosovën.

“Dega e Podujevës është angazhuar që të rrisë votën për kandidaten tonë për kryeministre dhe për deputetët që vijnë nga kjo pjesë. Nominimi i Vjosës për kryeministre shënon një momentum historik, si për LDK’në ashtu edhe për Kosovën”, ka thënë Veliu.

Share Messenger

Më të lexuarat