‘Vdiq duke ikur si qen i frikësuar’: Trump konfirmon vrasjen e liderit të ISIS’it

Share Messenger

Ushtria Amerikane ka vrarë liderin e Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, në një operacion të rrezikshëm. Këtë e konfirmoi Presidenti Donald Trump, i cili tha se terroristi i njohur vdiq duke ikur si ‘qen i frikësuar’, transmeton Gazeta Metro.

Përmes një fjalimi të lajmëruar më herët, Trump tha se bashkë me Baghdadin, vdiqën edhe plot të tjerë që e përkrahën.

“Ai vdiq duke ikur si qen frikacak, bashkë me të tjerët që e përkrahin. Por ne e eliminuam me dhunë”, ka thënë Presidenti Donald Trump.

Tutje, Trump i ka quajtur militantët e ISIS si dështakë, teksa ka theksuar se ata nuk e dijnë me kë po merren.

“Baghdad dhe dështakët e tij, nuk e dinin se me kë po merreshin. Ata vranë shumë njerëz të pafajshëm, duke përfshirë ushtarë amerikanë”, ka thënë Presidenti Amerikan.

Trump ka përfunduar se SHBA do të vazhdojë ndjekjen e terroristëve të ISIS’it, por edhe organizatave terroriste të tjera, përcjell Gazeta Metro.

Ndryshe, Baghdadi konsiderohet si njeriu më i kërkuar në botë, ndërsa ky i fundit, shpesh u raportua si gabimisht i vrarë.

Shtetet e Bashkuara në vitin 2016 e shpallën atë ‘terrorist’, dhe ofruan shpërblim prej 25 milionë dollarësh për ndihmë në kapjen e tij.

Share Messenger

Më të lexuarat