Vdekja e Reyes prek finalen e Championsit, UEFA zbulon vendimin

Share Messenger

Një minutë heshtje do të mbahet sonte në stadiumin e Atletico Madridit “Wanda Metropolitano”, ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve, në kujtim të Jose Antonio Reyesit, i cili vdiq sot në një aksident trafiku.

UEFA ka konfirmuar se para se të fillojë finalja e Ligës së Kampionëve, mes Tottenhamit dhe Liverpoolit, do të mbahet një minutë heshtje për nder të Jose Antonio Reyesit.

Reyes e mban rekordin për më së shumti medalje të arta të fituara, pesë, në UEFA Cup dhe UEFA Europa League. Ai për herë të fundit e fitoi këtë trofe në vitin 2016, me klubin e fëmijërisë Sevillën, pas triumfeve edhe në vitin 2014 dhe 2015. 35-vjeçari e kishte fituar këtë trofe edhe dy herë të tjera me Atletico Madridin, në vitet 2010 dhe 2012.

“UEFA dhe futbolli evropian janë thellësisht të pikëlluar nga lajmi i tmerrshëm që Jose Antonio Yeres ka ndërruar jetë sot dhe unë do të doja t’ua shprehja ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të gjithë të afërmeve për këtë humbje”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

“Ai e ka pasur një karrierë të mrekullueshme dhe i ka fituar një numër të madh të titujve kudo që ka luajtur. Unë jam i tronditur dhe i pikëlluar që jeta e tij ka marrë fund kaq herët dhe në mënyrë kaq tragjike”.

Gjatë karrierës së tij pothuajse dydekadëshe, ai i fitoi shumë trofe në Evropë, me Sevillën, Real Madridin, Atletico Madridin dhe Benficën. Ai ishte fitues edhe i EURO U-19 në vitin 2002 me Spanjën. AI i ka bërë 21 paraqitje për ekipin e parë të Spanjës, duke i shënuar katër gola dhe mori pjesë në Kupën e Botës 2006.

Share Messenger

Më të lexuarat