Vazhdojnë ikjet nga Kosova, qytetarët shprehin zhgënjimin për gjendjen ekonomike, mllef ndaj politikanëve

Share Messenger

Është nisur edhe autobusi i dytë nga stacioni në Prishtinë drejt kufijve me Hungarinë.

Pak më parë një autobus tjetër me qytetarë nga Kosova u nis nga stacioni, derisa autobusi i radhës pritet të niset në ora 23:00, informon gazetarja e Zeritt.

Qytetarë të shumtë kanë shprehur zhgënjimin për gjendjen ekonomike në Kosovë, duke u shprehur me mllef të madh ndaj politikanëve për shkak të varfërisë së skajshme që po e përjetojnë.

Një prind i cili përcolli djalin e tij 24-vjeç tha se nuk e di ku do të shkojë djali i tij.

“Ku të jetë më mirë”, tha ai.

Përkundër pasigurisë për të arritur në shtetet e dëshiruara të Evropës, ata ia kanë mësyrë BE-së, edhe pse ekziston rreziku për të humbur para dhe për t’u burgosur nga shtetet nëpër të cilat do të kalojnë tranzit.

Një 24-vjeçare, që tashmë ka shtetësinë gjermane, por që ka shkuar të stacioni i autobusëve në Prishtinë, për ta përcjelle familjen e saj që do ta lë ilegalisht Kosovën, ka qenë e vendosur për t’i çuar porosi presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Thacit marre duhet me iu ardhë, krejt paret për vete po i merr. Edhe Isa qashtu është, i njëjtë”, tha ajo në pamjet e drejtpërdrejta të Gazetës Zeri.

Ajo kërkonte me ngulm që fjalët e saj të dërgohen në vend.

“Këtë fjalë çonja Thaçit: marre duhet me iu ardhë. Jam 24-vjeç dhe kam ardhë këtu nga Gjermania, e do të nisem bashkë me familjen drejt Gjermanisë. Po i marr edhe këta. Përndryshe këta nejrëz që janë këtu, kisha shku te Thaçi e horë e kisha ba”, tha ajo.

Share Messenger

Më të lexuarat