Van Dijk: ‘Në vitin 2012 rrezikova vdekjen’

10 Shares Share Messenger

Virgil van Dijk u bë mbrojtësi më i shtrejntë në vitin 2017 pasi kali nga Southampton për të Liverpooli.Ai ndihmoi skuadrën e Liverpool sezonin e shkuar për të vajtur në finale ndaj Realit të Madridit ku për fat të keq e humbi atë, shkruan Albeu.Sipas prestigjozes “Mundo Deportivo” kur luante me Gronigen në Holandë, ai ka rrezikuar seriozisht jetën.

Viti i frikës së madhe ka qenë 2012-a. Lojtari, në fakt, filloi të ndiente një dhimbje në lartësinë e muskujve të barkut, por mjekët nuk kanë ditur të japin një shpjegim për një kohë të gjatë, deri në atë pikë sa Virgil ka rrezikuar jetën.Shpëtimi ka ardhur nga një njeri i afërt. Pas një vizite të kotë në spital, Van Dijk u kthye në shtëpi, por dhimbja filloi të shtohej.Rehabilitimi ka qenë i gjatë, me lojtarin që ka qëndruar larg fushave për dy muaj. Por pa ndërhyrjen e mamasë ka shumë mundësi që ai të mos ishte kthyer kurrë më në fushë.

Holandezi i kujton akoma ato momente:“Mbaj mend që u shtriva në krevat. Gjithçka që mund të shihja ishin tuba rreth meje. Trupi ishte i drobitur dhe nuk mund të bëja asgjë.

Në një moment të tillë mendon vetëm për keq. Jeta ime ishte në rrezik”. Por, fatmirësisht, falë ndërhyrjes së mamasë gjithçka ka shkuar mirë.

Share Messenger