Valon Berisha, në formacionin më të mirë të kualifikimeve: Krahas tij është edhe Ronaldo!

Share Messenger

Valon Berisha është përfshirë në formacionin më të mirë të javës nga UEFA.

Kosova u mposht nga Anglia me rezultat 5-3 në ndeshjen kualifikuese për ‘Euro 2020’.

Edhe pse ‘dardanët’ zhvilluan ndeshje shumë të mirë, ata nuk arritën që të nxjerrin pikë pozitive nga stadiumi i Southampton.

Valon Berisha shënoi dy gola dhe bëri një paraqitje të dallueshme.

Ai është përfshirë në formacionin më të mirë të javës nga UEFA. Ku aty janë të përfshirë edhe lojtarë të tjerë të mëdhenjë, si: Ronaldo, De Bruyne, De Jong, Sancho, Lenglet.

Share Messenger

Më të lexuarat