Uzurpuesit s’po e dorëzojnë shtetin

Share Messenger

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Adem Mikullovci, thotë se nuk do të thërrasë seanca të Kuvendit pa u marrë vesh mes vete drejtuesit e partive politike.Sipas tij, pas seancës të së enjtes, të cilën e kishte caktuar me kërkesë të koalicionit PAN dhe të cilët dje nuk ishin në gjendje ta propozojnë kandidatin për kryeparlamentar, qytetarët po e shohin qartë se kush po e bllokon shtetin.Këto komente Mikullovci i ka bërë gjatë një bisede të shkurtër për gazetën “Zëri”.

“Qytetarët e Kosovës në këtë seancë e panë se kush janë ata që po e bllokojnë shtetin. Ata njerëz nuk janë të gatshëm ta dorëzojnë shtetin, të cilin e kanë uzurpuar qe 18 vjet. Ata nuk kanë forcë ta bëjnë një gjë të tillë, por nuk i kanë as numrat në Kuvend”, tha Mikullovci.Ky i fundit thotë se seancën e radhës të Kuvendit do ta thërrasë kur të merren vesh lëvizja “Vetëvendosje” me LDK-në.“Unë do të pres se si do të merren vesh partitë mes veti. I thash Albinit dhe koalicionit LAA merruni ju vesh, bëni çfarë të doni. Atë moment që më njoftoni, unë e thërras seancën e radhës. Nuk e thërras seancën vetëm kur të më thotë ‘Vetëvendosja’, por kur të thotë edhe LDK-ja”, tha deputeti i “Vetëvendosjes”.

Në seancën e djeshme kandidati i koalicionit PAN për kryeparlamentar, Kadri Veseli, ka deklaruar se në momentin që “Vetëvendosja” i siguron 61 vota të deputetëve, mund të i formojë institucionet.I pyetur për një deklaratë të tillë të Veselit Mikullovci shpreson që të paktën një herë drejtuesi i PDK-së ta mbajë fjalën.“Kadri Veseli tha se në momentin që i bëni 61 vota-ulëse, ia pafshi hairin Qeverisë. Unë pres që ata të paktën një herë ta mbajnë fjalën”, u shpreh Mikullovci për “Zërin”.Ai beson se “Vetëvendosja” do të mundë t’i sigurojë së paku 61 vota të deputetëve dhe sipas tij, ta propozojë kandidatin për kryeparlamentar dhe për kryeministër.Sipas tij, PAN-i si koalicion i ka 39 vota dhe jo 60, ndërsa “Vetëvendosja” e vetme i ka 32 vota të deputetëve. /Zëri/

Share Messenger

Më të lexuarat