Ushtria e Kosoves, zbulohet pllaka me mbishkrimin ‘Ministria e Mbrojtjes’

349 Shares Share Messenger

Sot edhe zyrtarisht ka nisur procesi i tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Me këtë rast, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama kanë bërë zbulimin e pllakës me mbishkrimin ‘Ministria e Mbrojtjes’ e cila gjendet në hyrje të objektit të kësaj ministrie.

Ministri Berisha me këtë rast ka deklaruar se sot është një ditë e veçantë për FSK-së, por edhe për qytearët e vendit pasi sot fillon procesi i tranzicionit të FSK-së në Ushtri.

“Për ministrinë, për FSK-në dhe qytetarët e Kosovës, që nga sot do të ndryshojë emërtimi i ministrisë tonë dhe do të jetë Ministria e Mbrojtjes, me këtë rast dua të falënderojë të gjithë ata që kontribuuan që ministria jonë të shndërrohet në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK-së në Ushtri të Kosovës. Zyrtarisht që nga sot fillon procesi i tranzicionit të FSK-së në Ushtri të Kosovës. Duhet t’i falënderojë të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA-të, përfaqësuesit e NATO-s dhe në veçanti kryeministrin e Kosovës i cili në vazhdimësi në të gjitha etapat ka përkrahur formimin e FSK-së dhe do të vazhdojë të përkrahë procesin e tranzicionit”, ka thënë ministri Berisha, transmeton Indeksonline.

Tutje ministri Berisha ka shtuar se ky proces i tranzicionit do të jetë një proces gradual, transparent dhe është i paparë një plan 10 vjeçar për arritjen e kapaciteteve të mbrojtjes.

Ministri Berisha tha gjithashtu se FSK do të jetë një forcë multi-etnike, profesionale dh enë interes të të gjithë qytetarëve të vendit dhe në interes të ndërtimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Share Messenger

Më të lexuarat