Ushtria e Kosovës me vetura nisen drejt detyrës

Share Messenger

Ushtria e Kosovës e krijuar së fundit është krenaria e Republikës, dhe si e tillë kanë rol shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e çdo cepi të vendit.

Pjesëtarët e FSK’së, gëzojnë mbrojtje të veçantë ligjore, ashtu që, jeta, figura dhe dinjitetit i pjesëtarit dhe familjes janë të paprekshme.

Detyrat e përgjithshme të Ushtrisë së Kosovës janë: Mbrojtja e integritetit territorial të Republikës së Kosovës, Mbrojtja e qytetarëve dhe komuniteteve të Republikës së Kosovës, Mbështetja ushtarake autoriteteve civile si dhe Pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare.

Armatimet që ka të drejtë t’i zotërojë do të jenë të gjitha armatimet që janë anti blinde duke përfshirë edhe topat deri në 105 mm, ndërkaq do të ketë akses të plotë në gjitha llojet e armëve kundërajrore.

Ndërkaq një fotografi e mrekullueshme është publikuar sot nga një pjesëtar i Ushtrisë së Kosovës, ku shihen disa vetura të ushtrisë në kolonë, duke udhëtuar në një rrugë që është zbukuruar nga vjeshta.

Ushtari i Kosovës mbi këtë fotografi ka shkruar: “Kosove i ki djemtë si LUANA🇽🇰💪🏽 “.

Veturat e fotografuara të Ushtrisë së Kosovës janë model ‘Humvee’, i cili është model shumë i famshëm.

Është një veturë shumë funksionale dhe është mjet transportues ushtarak.

Share Messenger

Më të lexuarat