Ushtria e Kosoves betohet kunder produkteve serbe – Formohet Ushtria Ekonomike e Konsumatorit

922 Shares Share Messenger

Në rrjete sociale po qarkullon një billboard, ku bëhet thirrje që të mos blihen produktet serbe.

Një fushatë sensibilizuese kjo për qytetarë e Kosovës, e formuar nga një grup që po thirret Ushtria Ekonomike e Konsumatorit ku secili ushtar thirret në këtë betim:

“Unë biri/bija jote Kosovë betohem se nga sot do të kujdesem maksimalisht që për nder të shtetit tim nuk do të përdori më produkte nga Serbia. Këtë do ta bëj 100% për shtetin tim, për prodhuesit vendor dhe për dëshmorët që sollën lirinë. Me këtë angazhim unë do të krijoj së paku 30.000 vende pune brenda vitit. Nëse shkeli mbi këtë betim qofsha i poshtëruar gjithmonë”, përcjellë Indeksonline.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron i vendosur karshi vendimit që ka marrë Qeveria e Kosovës për taksën kundër Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Share Messenger

Më të lexuarat