Urime Kosovë fitorja e parë, Kosova fiton në Mitrovicë (VIDEO)

71 Shares Share Messenger

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitoren e parë si vendës, pas pranimit në FIFA dhe UEFA.

Letonia kaloi 3 herë në epërsi, në ndeshjen që u zhvillua në Mitrovicë.

Deri në minutën e 86’të rezultati ishte 2-3 në favor të miqve.

Atëherë Elbasan Rashani e  shënoi një gol të papritur duke devijuar një tentim të kundërshtarit për të larguar topin.

Dhe ëmbëlsira erdhi në sekondat e fundit, në minutën e 94’ët.

Së pari Atdhe Nuhiu e pranoi bukur topin brenda zonës por gjuajtjen e tij e ndali shtylla.

Topin e kthyer e plasoi në rrjetë Besar Halimi, padyshim lojtari më i mirë i Kosovës në këtë takim. /gazetametro.net

Share Messenger

Më të lexuarat