I ulet dënimi ish-pjesëtarit të UÇK-së Xhemshit Krasniqi, i akuzuar për krime lufte

Share Messenger

Kolegji i Gjykatës së Apelit i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjykatës vendor, me gjyqtarin e EULEX-it që kryesonte nxori aktgjykimin me datë 22 qershor 2017 në rastin Xh. K. – PAKR 648/16.

Ankesa kishin paraqitur avokati mbrojtës dhe PSRK-ja. Gjykata e Apelit ndryshoi pjesërisht aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës nr. 185/15, të datës gusht 2016, duke riklasifikuar krimet me të cilat i akuzuari ishte dënuar në krime lufte kundër personave individualë në vend të krimeve të luftës kundër popullatës civile. Aktgjykimi i kundërshtuar u konfirmua në lidhje me lirimin për një akuzë për vrasje.

Dënimi unik prej 8 (tetë) viteve burgim të shqiptuar kundër të pandehurit nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, përkatësisht me gjobë prej 1.500 eurosh (njëmijë e pesëqind), ndryshohet me 7 (shtatë) vjet burgim dhe një gjobë prej 1200 eurove (njëmijë e dyqind).

Share Messenger

Më të lexuarat