TURQIT E NDËRTUAN ÇELE-KULLËN ME 952 KAFKA SHQIPTARËSH! KRYENGRITJES I PRINTE GJERGJ PJETRI

129 Shares Share Messenger

Pinjolli i fisit të Kelmendit, Gjergj Pjetri, udhëhoqi kryengritjen e të krishterëve kundër Perandorisë Osmane në territorin e sotëm të Serbisë. Për ta ndëshkuar kryeneçësinë e tij, pushtuesit turq bënë hakmarrje të tmerrshme kundër shqiptarëve ortodoks(vranë mijëra shqiptarë të ritit bizantin, me 952 kafka të tyre ndërtuan Çele-Kullën, në Nish), ndërsa bajraktari serb, Millosh Obrenoviqi, një fshatar i pagdhendur, që u pasurua në kohën e Turqisë, u lidh me turqit dhe ua ofroi kokën e Gjergj Pjetrit, për ta qetësuar zemërimin e Perandorisë Osmane. Millosh Obrenoviqi vrau në pabesi pinjollin e fisit të Kelmendit, kokën e të cilit ua dorëzoi turqve.

Share Messenger