Trump i nervozuar me Iranin: Gabuat rëndë, rrëzuat dronin – 180 milionë dollarësh të Amerikës

Share Messenger

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka reaguar pasi Irani rrëzoi një nga dronët amerikanë që kushtonë 180 milionë dollarë.

“Irani bëri një gabim shumë të madh”, ishte shkrimi i Trump në Twitter, transmeton Indeksonline

Nga ana tjetër, Ushtria iraniane, në emër të së cilës foli Hossein Salami, arsyetoi veprimin e tyre.

“Ne jemi të gatshëm për luftë. Dronin e kemi rrëzuar pasi që u fut në “vijat e kuqe”.

Ndryshe, Teherani pretendon se ka shkatërruar dronin RQ-4 Global Haëk që po fluturonte mbi provincën Hormozgan, por zyrtarët amerikanë thonë se bëhej fjalë për MQ-4C Triton që po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Këto dy fluturake ngjajnë shumë, kurse Triton është një variant tjetër i Global Hawk.

Besohet se kjo është hera e parë që një Triton rrëzohet, ndërsa ky veprim vetëm sa ka tensionuar edhe më shumë situatën mes Teheranit dhe Washingtonit.

Share Messenger

Më të lexuarat