Trump goditje të fortë Turqisë : Do të ju shkatërrojmë nëse i sulmoni kurdët – Ja Pamjet

270 Shares Share Messenger

Presidenti i ShBA’ve Donald Trump thotë se do të shkatërrojë Turqinë nëse i sulmon kurdët gjatë tërheqjes së ushtrisë amerikanë nga Siria.

“Po fillon tërheqja e dytë aftagjatë nga Siria deri sa po sulmojmë një pjesë të vogël të mbetur të kalifatit territorial të të Shtetit Islamik nga disa drejtime. Sërish do t’i sulmojmë nga baza e afërt ekzistuese nëse formohen përsëri. Ekonomikisht do ta shkatërrojmë Turqinë nëse i sulmon kudrët. Krijojeni bazën e sigurisë prej 20 miljesh”, ka shkruar Trumpi.

Presidenti i ShBA-ve ka porositur se duhet të ndalojnë luftrat e pafundme.

“Po ashtu, nuk dëshiroj që kurdët të provokojnë Turqinë. Rusia, Irani e Siria do të kenë dobinë më të madhe nga politika afatgjatë amerikane e shkatërrimit të IS-së në Siri, armiqve natyralë. Po ashtu, edhe ne kemi dobi, por tash është koha t’i kthejmë trupat tona në shtëpi.Ndalojini luftat e pafundme!”, ka thënë Trumpi.

Koalicioni kundër Shtetit Islamik, i prirë nga ShBA-të, ka filluar procesin e tërheqjes nga Siria, ka bërë të ditur të premten zëdhënësi i koalicionit, transmeton Gazeta Metro.

Obsevratori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Britani të Madhe, ka njoftuar se tërheqja ka filluar të enjten në mnbrëmje.

Në Siri ka rreth 2.000 ushtarë amerikanë.

Share Messenger

Më të lexuarat