Trump emëron Sekretarin e ri amerikan të Mbrojtjes

182 Shares Share Messenger

Presidenti i Amerikës, Donald Trump, ka emëruar sot shefin e ri të Pentagonit, ai është zëvendëssekretari i Mbrojtjes, Patrick Shanahan.

Trump para pak orësh ka emëruar Patrick Shanahan në postin e ri, ky emërim i ri vjen pas dorëheqjes së James Mattis i cili tha në letrën e dorëheqjes se pikëpamjet e tij nuk janë plotësisht “të përafërta” me ato të presidentit Trump.

“Është kënaqësi për mua të njoftoj se zëvendësministri i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, do të shërbejë si ministër i Mbrojtjes prej 1 janar 2019. Patrick ka një listë të gjatë të arritjeve gjatë shërbimit si zëvendësministër i Mbrojtjes dhe më parë në ‘Boeing’. Ai do të jetë i shkëlqyeshëm,” tha Trump, transmeton Gazeta Metro.

Letra e tij u bë publike shumë shpejt pasi Trump shkroi në Twitter se Mattis do të pensionohet në fund të muajit shkurt, ndërsa Shanahan do ta marrë rolin e tij më 1 janar.

Share Messenger

Më të lexuarat