Tronditet bota: Trump kërcënoi Kim Jong-un, po ja çfarë bëri ai!

Share Messenger

Javë më parë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kishte thënë se Koreja e Veriut do të përballet me zjarr dhe frikë, nëse ndodh edhe njëherë të testojnë raketa, bomba të tilla bërthamore, e kjo për shkak se po rrezikon sigurinë kombëtare.

Donald Trump kishte paralajmëruar se nëse Koreja e Veriut kërcënon sërish më hedhjen e bombave apo raketave testuese, do të përballet me zjarr dhe frikë, “të paparë deri më tani”, shkruan Gazeta Express.

Nga ana tjetër, lideri i Koresë së veriut, Kim Jong Un nuk i ka marrë aq seriozisht këto deklarata të Presidentit Trump, derisa arriti 6 herë të bëjë testime të tilla. E kjo e fundit, ishte 11 herë më e fuqishme se bombat që i lëshoi në janar dhe shtator të vitit të kaluar; bile thuhet se ishte më e fuqishme se ajo e Nagasakit.

Bomba ishte H – hidrogjen, e cila u testua të dielën në mëngjes. Gjatë një transmetimi në agjencinë shtetërore të lajmeve KNCA të Koresë së Veriut, Pyongyang thotë se është afër zhvillimit të një beteje nukleare të aftë për t’u pajisur me një raketë balistike ndërkontinentale.

Sipas shefave të stafit të Koresë së Jugut, u shkaktuan dy tërmete pas hedhjes, një 6.3 që goditi verilindjen e Veriut dhe 4.6 shkallë.

Share Messenger

Më të lexuarat