Tri kompani të mëdha rahoveciane zgjedhin Telekomin e Kosovës

Share Messenger

Tri kompani më të mëdha rahoveciane “Bodrumi i Vjetër”, “Haxhijaha” dhe “Haxhijaha Trade”, nënshkruan marrëveshje me Telekomin e Kosovës, marrëveshje të cilat pritet të rrisin numrin e klientëve të Valës, rritjen e përdorimit të shërbimeve të Valës, si dhe lehtësime për përdorimin e këtyre shërbimeve.
Me këto tri korporata të suksesshme private që vazhdojnë besnikërinë ndaj Telekomit të Kosovës, kjo e fundit ka përfituar mbi 100 konsumatorë të rinj, të cilët tash e tutje do të kenë mundësi të tjera shtesë të rrisin edhe më tepër përdorimin e produkteve të Valës.

“Prej ditëve të para ne kemi qenë dhe do të jemi me VALA-n, ndërsa marrëveshja e sotme është në interes të të gjithë punonjësve tanë, sepse krijon shumë favore të tjera”, theksoi Fidan Haxhijaha, pronar i “Bodrumi i Vjetër”.

Drejtuesit e korporatës “Haxhijaha” pohuan midis të tjerash se ndihen tejet të kënaqur që linjat e prodhimit si dhe tërë mekanizimi tekonologjik është i lidhur me rrjetin e VALA-s dhe me internetin e shpejtë 4G/LTE.

“Pakot e reja për stafin tonë, në një anë si dhe instalimi i internetit të shpejtë në të gjitha objektet tona afariste, na bën që të jemi më praktik dhe më të shpejtë në kryerjen e punëve tona dhe komunikimit mes veti”, tha Nevzat Haxhijaha, pronar i “Haxhijaha Trade”

Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, bëri të ditur se nënshkrimi i tri kontratave të reja në një ditë tregon dinamikën me të cilën është duke u punuar në kompani.

“Me marrëveshjet si këto sot, është një qasje e re e punës dhe përkushtimit tonë për të përmbushur të gjitha nevojat dhe kërkesat e ndërmarrjeve të mëdha e të mesme, por edhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, deklaroi Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi.

 

Share Messenger

Më të lexuarat