Tri bizneset e Fisnik Ismailit me vlerë gati një milion euro

Share Messenger

880 mijë (880,000.00) euro është kapitali i tri firmave në të cilat bën pjesë si aksionar deputeti i Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili.

Ismaili, në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK), ka deklaruar se posedon 100 për qind të aksioneve në kompaninë e marketingut, “Karrota”, e cila siç e ka paraqitur ai në formularin e mbushur për AKK-në, ka kapital prej 700 mijë eurove.

Deputeti i PSD-së ka deklaruar po ashtu se posedon nga 25 për qind të aksioneve në kompanitë: “Transformohu – Health Fitness” dhe “Ha Mirë LLC”. Vlera e përgjithshme e këtyre dy bizneseve kap shifrën e 180 mijë eurove.

Ismaili ka deklaruar se për investime ka marrë kredi 30 mijë euro.

Si pasuri të luajtshme, Ismaili ka deklaruar një veturë të tipit Audi A6 e një bibliotekë personale në vlerë prej 5 mijë eurove.

Ndërkaq, si pasuri të paluajtshme, ai ka deklaruar dy banesa me vlerë të përgjithshme prej 100 mijë eurove.

Share Messenger

Më të lexuarat