Tregon Abrashi: Këto parti do të shkojnë në balotazh në Prishtinë!

10 Shares Share Messenger

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka thënë se sikur partia e tij ta nominonte më herë në këtë garë, nuk do ta kishte pasur problem që të triumfonte që në raundin e parë.

Por me që nominimi është bërë vonë, ai ka thënë se në kryeqytet do të ketë balotazh, njofton Klan Kosova.

“Qysh i kam parë zgjedhjet e fundit nacionale do të ketë balotazh”, ka thënë Abrashi.

Në pyetjen, “Mes juve edhe Shpend Ahmetit?Abrashi është përgjigjur “Besoj që po”.

Ai më tej ka thënë se nuk e ka problem që të bashkëpunojë edhe me partitë tjera, por që fillimisht ka thënë se ka prioritet që t’i fitojë zgjedhjet.

Share Messenger

Më të lexuarat