Tre muaj pasi diplomon djali i deputetes së AAK-së punësohet në VALA

99 Shares Share Messenger

Ilirian Haxhiu, djali i deputetës së Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK’së, Teuta Haxhiu, është punësuar në VALA.

Metro ka mësuar se djali i deputetës Haxhiu, është punësuar në VALA vetëm 3 muaj pasi ka diplomuar në njërin nga kolegjet private të Kosovës.

Ilirian Haxhiu ka diplomuar në muajin maj të vitit 2018, kurse i njëjti është punësuar në shtator të vitit 2018, vetëm 3 muaj pasi ka diplomuar.

Ai këto i ka bërë të ditura vet në profilin e tij në Facebook, ku me 3 maj të vitit 2018 ka postuar një ‘foto të diplomës’.Por vetëm 3 muaj pasi përfundoi diplomimin, ai u rehatua në VALA si punëtor i ri.

Për djalin e deputetës Teuta Haxhiu, nuk është dashur që konkursi të ketë kritere sikurse për qytetarët e tjerë që të kenë përvojë pune, madje konkursi për të nuk u publikua fare në faqen zyrtare të Telekomit.

Share Messenger

Më të lexuarat