Trajneri i ri i Realit e kishte quajtur Messin “lojtarin më të mirë në histori të futbollit”

Share Messenger

Real Madridi ka zyrtarizuar sot trajnerin e Kombëtares se Spanjës Julen Lopetegui si trajner të ri, të cilën detyrë ai do ta merr në Real menjëherë pas Botërorit
E për këtë emërim si duket nuk do të jenë gjakrat e ftohta në dhomat dhe zhveshtoret e Santiago Bernabeu pasi me ardhjen e tij disa gjëra duhet të qartësohen. Në nëntor, Lopetegui kishte dhënë disa mendime në një debat për lojtarin më të mirë të futbollit në botë.

Debati ishte fokusuar përgjithësisht tek dy sulmuesit Lieonel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Ky i fundit i ka udhëhequr Los Blancos në tri fitore rresht të Ligës së Kampionëve. Lopetegui megjithatë nuk i pëlqejnë lojtarët e reklamave.

“Messi është lojtari më i mirë në histori të futbollit”, ka thënë Lopetegui. “Ai luan me lojtarë të jashtëzakonshëm dhe çdo trajner që e ka atë në ekip është një plus i madh”.

Një vit më parë, Lopetegui kishte votuar Messin para Ronaldos për Topin e Artë, një gjë që sulmuesi portuges nuk pritet ta pret mirë. Ronaldo ka mundësi që ta bind Lopetegui në ndeshjen e parë të Grupit B në Botëror kur Portugalia e zhvillon kundër Spanjës.

Me të ardhmen në dyshim të Ronaldos në Real Madrid, është e mundshme që ai mos të luaj nën urdhërat e Lopeteguit. Derisa disa gjëra janë qetësuar pas asaj deklarate spektakulera që Ronaldo tha pas finales se Ligës të Kampionëve.

“Ishte kënaqësi që isha në real Madrid”, kishte thënë ai duke ngritur thashethemet se tashmë ai ka vendosur që të largohet nga klubi madrilen.

Share Messenger