Trajneri i Gjermanisë e dërgon në “qiellin e shtatë” Kosovën

Share Messenger

Trajneri i Gjermanisë U-21, Stefan Kuntz e ka vlerësuar lartë Kosovën U-21, me të cilën do të përballet në ndeshjen e nesërme, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Pas tri ndeshjeve, Kosova kryeson grupin e pestë me gjashtë pikë, pas dy fitoreve ndaj Norvegjisë, njërën me rezultat zyrtar.

Të premten, djelmoshat e Rafet Prekazit, mundën Norvegjinë në “Adem Jashari”, duke përmbysur rezultatin nga 0:2 në 3:2.

“Janë të mrekullueshëm. Ne jemi të paralajmëruar. Kosovarët kanë mentalitet të mirë”, tha Kuntz, shkruan “Kicker.de”, raporton Gazeta Olle.

Ai shpreson të ketë ngritje të lojës së lojtarëve të tij, por jo edhe paraqitje të mirë, pasi ka ndryshuar gjenerata e U-21. Për këtë Kombëtare do të jetë ndeshja e parë në grup.

Gjermani – Kosovë luhet në Osnabruck të martën, duke filluar nga ora 19:00.

Share Messenger

Më të lexuarat