Top klubet botërore pas lojtarit të Kosovës

Share Messenger

Vedat Muriqi ka fituar vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane, e siç duket edhe të Manchester United.

Mediumi anglez ‘Daily Express’ shkruan se trajneri Solskjaer ka nisur skautët e ekipit për ta parë nga afër.

Sipas burimeve të gazetes, Man United synon të përforcojë fazën ofensive qysh në afatin kalimtar të janarit, dhe Muriqi prinë në listën e dëshirave.

Kujtojmë se Muriqi ka kaluar tek Fenerbahce vetëm gjatë kësaj vere, për 3.1 milionë euro dhe vështirë se do të largohet kaq shpejtë nga gjiganti turk, edhe pse Man United është një nga emrat më të mëdhenj në futbollin evropian.

Share Messenger

Më të lexuarat