Tolgahan dhe Almeda blejnë vilë super të shtrenjtë në Stamboll

Share Messenger

Tolgahan Sayışman dhe gruaja e tij Almeda Abazi kanë blerë vilë në Stamboll.
Mediat kanë bërë të ditur se aktori turk Tolgahan Sayışman dhe gruaja e tij Almeda Abazi e kanë blerë një vilë super të shtrenjtë në Stamboll.

Sipas ‘Iconstyle’, ideja e vilës erdhi duke qenë se dyshja po bëhen prindër dhe familja e tyre po zgjërohet.

Vila 4- katëshe ndodhet në qytetin e Stambollit dhe i ka kushtuar çiftit plot 4 milionë e 500 mijë lira turke. Shtëpia do të ketë një pishinë që mund të shfrytëzohet edhe gjatë dimrit dhe një kopsht të madh. Çifti pritet të zhvendoset në fund të këtij muaji në vilën e re.

Share Messenger